Që prej muajit janar Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me financim të Bashkimit Evropian dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ka nisur projektin “Mbështetje për kompanitë mikro në turizëm për marketingun digjital dhe promovimin online”.
Objektivi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i performancës së tregut të kompanive mikro, që operojnë në 5 rajone të Shqipërisë të cilat mbulohen nga Programi i Turizmit. Falë këtij programi është mundësuar ky aktivitet i cili ofron mbështetje për bizneset mikro në turizëm për zhvillimin e instrumentave ose platformave online me qëllim rritjen e vizibilitetit dhe shitjeve.
Ky projekt u implementua nga BERZH – Këshilla për Bizneset e Vogla në Shqipëri me fondet e Bashkimit Evropian European Union in Albania, në kuadër të Programit të Turizmit për Zhvillimin Ekonomik Lokal në Shqipëri”.
Leave a Reply